30 Dhjetor 2016 - 10:52
Ministria e Jashtme greke konfirmon se trupi është i përfaqësuesit diplomatik i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh. Dyshohet se ai është marrë peng dhe është ekzekutuar prej pengmarrësve, të cilët mund t’i kenë vënë flakën makinës, transmeton tch.
Hetimet vazhdojnë dhe po punohet për zbardhjen e motiveve të pengmarrjes së mundshme.
59-vjeçari ishte zhdukur prej tre ditësh pasi udhëtoi drejt Rios nga Brasilia për festimet tradicionale të Vitit të Ri në plazhin e Kopakabanas. Një pjesëtar i stafit të Ambasadës ka vazhduar të shkëmbejë mesazhe me numrin e ambasadorit edhe pas zhdukjes, pa qenë i sigurt nëse ishte duke folur me shefin e tij.
Për herë të fundit ai është parë në periferinë e Rios, Nova Iguasu ku u gjet dhe makina. Kjo zonë famëkeqe për shkak të numrit të lartë të vrasjeve nga bandat e armatosura që e kontrollojnë terrenin është bërë shpesh arenë pengmarrjesh të ngjashme.
Ambasadori e kishte marrë detyrën në fillim të vitit pasi kishte shërbyer në Libi.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...