Poroshenko: Rusia po zhvillon luftë kibernetike kundër Ukrainës

30 Dhjetor 2016 - 09:07      

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se shërbimet e sigurisë së Rusisë po ndërmarrin luftë kibernetike kundër Ukrainës, me ç’rast hakerët i kanë sulmuar afro 6,500 herë institucionet shtetërore të Ukrainës, gjatë dy muajve të fundit.

“Hetimi i një numri të incidenteve indikon pjesëmarrjen direkte ose indirekte të shërbimeve të sigurisë ruse, që ndërmarrin luftë kibernetike kundër vendit tonë”, tha mbrëmë Poroshenko, duke kërkuar që Siguria Kombëtare dhe Këshilli i Mbrojtjes i Ukrainës të ndërmarrin masa mbrojtëse.

“Sot mbeten të mundshme aktet e terrorizmit dhe të sabotimit në kapacitetet kritike të infrastrukturës”, tha Poroshenko.
Rusia vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat për sulme kibernetike.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...