Trump bëhet me Obamën kundër Rusisë

30 Dhjetor 2016 - 08:59      

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump ka reaguar pasi administrata amerikane në shkuarje ka vënë sanksione kundër Rusisë.

Ai, lidhur me zhvillimet e fundit SHBA-Rusi , e ka ftuar vendin e vet të shkojë përpara dhe ka paralajmëruar takim me shefat e shërbimeve informative të cilat më parë i kishte kritikuar.

"Është koha që vendi ynë të niset drejt gjërave më të mëdha. Është në interesin e vendit tonë dhe të populli të tij të madh, në javën e ardhshme do të takohem me liderët e shërbimeve informative për t’u njohur me faktet për këtë situatë", ka thënë Trump, transmeton Koha.net.

SHBA dje kanë dëbuar 35 diplomatë rusë dhe kanë mbyllur dy objekte të tyre. Rusia ka paralajmëruar masa reciproke.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...