29 Dhjetor 2016 - 18:23
Qendra e shtetit palestinez për statistika me seli në Ramallah, transmeton aa, tha se numri i palestinezëve që aktualisht jetojnë në Bregun Perëndimor, Jerusalem dhe Rripin e Gazës është rreth 4.09 milionë.
Në kumtesë thuhet mes tjerësh se rreth 1.05 milionë palestinezë jetojnë në Izrael, rreth 5.095 milionë të tjerë në vendet arabe, si dhe rreth 696.000 në vendet e tjera të botës.
Njoftimi sqaron se 2.97 milionë palestinezë jetojnë në Bregun Perëndimor dhe 1.91 milion në Rripin e Gazës.
Sipas të dhënave të njëjta, madhësia mesatare e familjes në vitin 2015 ka rënë në 5.2 persona, që është më pak krahasuar me 6.1 në vitin 2000.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...