Trump do të përdorë fondet amerikane për të ndryshuar OKB-në

29 Dhjetor 2016 - 16:33      

Shefi i ri i OKB-së e ka shprehur dëshirën të takohet me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump edhe pse ky i fundit ka bërë thirrje për ndryshime të mëdha të organizatës botërore.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i cili e nis detyrën më 1 janar, Antonio Guterres, ka thënë se ai dëshiron të “vendosë dialog konstruktiv” me Trumpin sa më shpejtë që është e mundur.
“Është padyshim interesi im ta vizitojë sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë ai dhe ka shtuar: “SHBA-ja nuk është vetëm donatori më i madh i OKB-së, por edhe elementi fundamental në veprimet e tij”.

Dje, Trump ka lënë të kuptohet SHBA-të do të përdorin fondet që ia ja japin OKB-së për të nxitur ndryshime të mëdha, ndonëse ai nuk e ka qartësuar për çfarë është fjala.
“OKB ka potencial të jashtëzakonshëm. Nuk po e përdor potencialin që e ka”, iu ka thënë Trump reporterëve në Florida.
“Kur keni parë që Kombet e Bashkuara kanë zgjidhur problem? Ata nuk ia arrijnë. Ata shkaktojnë probleme”.

“Pra, nëse arrijnë ta përdorin potencialin, kjo do të ishte gjë e mirë. Nëse nuk ia arrin, është humbje kohe dhe parash”, ka thënë më tej Trump.
Donald Trump do të betohet si president i SHBA-së më 20 janar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...