Edhe 70 policë të arrestuar të dyshuar për lidhjen me FETO-n

29 Dhjetor 2016 - 10:39      

Prokurorët e Ankarasë kanë lëshuar të enjten fletëarrest për 70 policë nën dyshimin se kanë lidhje me organizatën FETO.

Burime anonime nga gjyqësori turk kanë thënë se të dyshuarit akuzohen për atë se gjatë tentativës së dështuar për grusht shteti më 15 korrik, kanë përdorur aplikacionin për mesazhe të koduara ByLock.

Policia e Ankarasë ka nisur një operacion kërkimi në pesë provinca të ndryshme për të arrestuar të kërkuarit, disa nga të cilët më herët ishin pushuar nga puna, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimi i lartpërmendur thotë se disa nga të dyshuarit tanimë gjenden prapa grilave të policisë, ndërkohë që operacioni për arrestimin e të dyshuarve tjerë është duke vazhduar.

Rikujtojmë se nën masa të rrepta sigurie të martën filloi procesi i parë gjyqësor për tentativën për grusht shteti më 15 korrik në Turqi.

Njëzet e nëntë policë dolën para panelit gjyqësor të gjykatës së 22-të Penale, me akuza të cilat i ngarkojnë për pjesëmarrje në tentativën e përgjakshme të korrikut për grusht shteti.

Shteti i Turqisë thotë se lideri i organizatës, siç e cilëson, terroriste FETO, Fetullah Gylen, është ideator dhe përgjegjës për tentativën e përgjakshme për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të këtij viti, ku u vranë 248 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...