Sulmohet ambasada ruse në Damask

28 Dhjetor 2016 - 20:32      

Gjatë ditës së sotme ambasada e Rusisë në Damask është sulmuar dy herë me predha mortajash.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Rusisë që e transmeton aa, thuhet se ambasada ka qenë e ekspozuar ndaj dy sulmeve njëri në orën 13.00 dhe tjetri në 13.19 me orën e Moskës ku njëra nga predhat ka rënë në kopshtin e ndërtesës dhe tjetra ka rënë jashtë ndërtesës.

Ndër të tjera në deklaratë vihet në dukje se predha e rënë brenda kopshtit nuk ka shpërthyer.
Më tej në deklaratë thuhet se "sulmi është një provokim i ekstremistëve të cilët nuk duan paqe në Siri". Nga ministria thonë se ata që kërcënojnë ambasadën e Rusisë dhe punonjësit e saj janë grupe terroriste që janë të fshehur në afërsi të Damaskut.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se "ky sulm tregon nevojën për pastrimin në mënyrë të shpejtë të burimit të organizatave terroriste".

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...