Ambasada e SHBA-së në BeH refuzon vizën për Milorad Dodik

28 Dhjetor 2016 - 19:37      

Ambasada amerikane në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) refuzoi nxjerrjen e vizës për presidentin e entitetit të Republikës Sërpska (RS) në BeH, Milorad Dodik, transmeton aa.

Dodik të hënën për “RTRS” deklaroi se ambasada amerikane në BeH ka refuzuar kërkesën për vizë diplomatike me të cilën do të mund të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-ve Donald Trump, me arsyetimin se në këtë vend nuk udhëton si përfaqësues i BeH-së.

Ai gjatë emisionit tregoi ftesën për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan. “Përse vlen atëherë pasaporta diplomatike e BeH-së?”, pyeti Dodik. Ai theksoi se nuk përjashton mundësinë për heqjen dorë të saj, si dhe se ekziston mundësia që vitet në vijim të udhëtojë me pasaportë të Serbisë.

Dodik kujtoi se ka marrë ftesë për inaugurimin nga njerëzit që kanë qenë në shtabin zgjedhor të Trump, e që janë në ekipin i cili planifikon tranzicionin e pushtetit. Po ashtu ai theksoi se akreditimet e prisnin në Washington.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...