Senatori i SHBA-së: Rusi, mjaft!

28 Dhjetor 2016 - 18:13      

Senatori amerikan me ndikim Lindsey Graham, ka thënë se sanksionet që përkrahin dy partitë më të mëdha në SHBA “do ta godasin rëndë Rusinë e sidomos Putinin si individ", transmeton Koha.net.

Senatori republikan,i cili gjendet në kryeqendrën letoneze ,ka thënë se Kongresi i SHBA do ta shqyrtojë përzierjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane, njoftojnë medie.
Shërbimet informative amerikane kanë kumtuar se Rusia është përzier në zgjedhje për të ndihmuar zgjedhjen e kandidatit republikan Donald Trump .

Graham ka thënë se”Rusia po përpiqet ta thyejë demokracinë nëpër gjithë botën" dhe ka shtuar se Letonia “në mënyrë konstante bombardohet me agresionin dhe përzierjen ruse.
Ai në konferencën për shtyp ka thënë se "është koha që Rusia të kuptojë se është mjaft".

Graham, baskë me senatorin republikan John MCcain dhe me demokraten Amy Klobuchar, pas Letonisë vizitojnë Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Malin e Zi.
Graham dhe MCcain janë kritikues të rreptë të Trumpit i cili ka thënë se do t’i përmirësojë marrëdhëniet me Putinin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...