Foto: Ilustrim

Gruas i pritet koka pasi shkoi në qytet pa burrin e saj

28 Dhjetor 2016 - 10:18      

Një grua raportohet se është dënuar me prerje koke nga një grup i armatosur në Afganistan pasi kishte hyrë në qytet pa burrin e saj.

Rasti ka ndodhur në fshatin e largët Latti në provincën Sar-e-Pul, e cila është në kontrollin e talibanëve.

Dënimin me prerje koke e ka konfirmuar zëdhënësi i provincës, Zabiullah Amani, i cili ka thënë për Nation se 30-vjeçares i është prerë koka pasi kishte shkuar në qytet pa burrin e saj, i cili ndodhej në Iran, transmeton Koha.net.

Middle East Press ka raportuar se gruaja kishte shkuar në treg për të blerë ushqim.

Nën rregullat talibane gratë e kanë të ndaluar të largohen nga shtëpia pa shoqërinë e burrave të tyre.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...