Ambasada e Turqisë në Shkup ngre padi për “fyerje ndaj presidentit”

27 Dhjetor 2016 - 21:34      

Ambasada e Turqisë ka ngritur padi në Prokurorinë e Shkupit ndaj personit E. A., i cili posedon edhe shtetësinë e Maqedonisë, për fyerje ndaj presidentit të Turqisë, Erdoğan.

Në deklaratën me shkrim nga Ambasadë e Turqisë në Shkup thuhet se "Personi E. A. i cili posedon shtetësinë e Maqedonisë dhe Turqisë, në llogarinë e tij në median sociale ka përdorur shprehje që dëmton reputacionin e Turqisë dhe presidentit Erdoğan", raporton Anadolu Agency.

Në deklaratë thuhet se ndaj personit në fjalë është ngritur padi për përdorim fjalësh “përqeshëse”, “fyese” dhe “të papërshtatshme” ndaj Turqisë dhe presidentit Erdoğan.
“Duke i marrë parasysh edhe marrëdhëniet e afërta dypalëshe mes Maqedonisë dhe Turqisë, i propozojmë Prokurorisë kompetente të dënohet i dyshuari ndaj të cilit është ngritur padia”, thuhet më tej në deklaratë.

Ndërkaq, ambasadorja e Turqisë në Shkup Tülin Erkal Kara në deklaratën e saj në lidhje me këtë çështje tha: “Prokurorët e nderuar të shtetit mik dhe vëllazëror, Maqedonisë, njëlloj sikur për vendin e tyre, edhe ndaj fyesve të udhëheqësve të shtetit tonë kanë hapur proces gjyqësor pas ankesës sonë".
Kara theksoi se avokatët e ambasadës do ta ndjekin nga afër procesin gjyqësor. “Jemi të bindur se personi në fjalë do ta marrë dënimin e merituar. Njoftimi në lidhje me këtë proces bëhet me qëllim që tani e tutje t’i paralajmërojmë autorët potencialë të këtij lloji të paturpësive”, u shpreh më tej ambasadorja Kara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...