27 Dhjetor 2016 - 20:57
Rritja e qëndrueshme ekonomike e Kinës është shenjë inkurajuese për ekonominë “e dobët dhe të cenueshme globale, por vazhdimësia e kësaj rritjeje të qëndrueshme nuk do të jetë e lehtë për Kinën në vitin 2017 për shkak të kërkesës së dobët nga jashtë, presionit për uljen e borxheve dhe reduktimin e kapaciteteve, si dhe sektorit të pronës që po ecën me ritëm të ngadaltë, transmeton Koha.net.
Statistikat tregojnë për një rritje prej 6.7 për qind të GDP-së së Kinës në të tre tremujorët e vitit 2016. Zhvillimi industrial i vendit, konsumi dhe investimet kanë ruajtur rritjen e qëndrueshme ekonomike në muajt tetor-nëntor, me një rritje të shpejtë në industrinë e shërbimit.
Presidenti kinez, Xi Jinping, këtë muaj u shpreh i bindur se vendi do të arrijë objektivat e mëdha ekonomike Nëse PBB-ja e Kinës është në përputhje me objektivin vjetor të qeverisë, kjo do të përbënte një rritje prej 1.2 për qind të PBB-së globale.
Analistët thonë se e ardhmja e tregtisë kineze do të bëhet më e qartë kur presidenti i zgjedhur Donald Trump të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, pasi që ai e ka paralajmëruar Kinën në lidhje me sanksionet e mundshme që ndërlidhen me zhvlerësimin e monedhës së saj, duke dëmtuar prodhuesit amerikanë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...