Fletarreste të Malit të Zi për rusët dhe serbët e dyshuar në bazën e Interpolit

27 Dhjetor 2016 - 20:39      

Prokuroria shtetërore e Malit të Zi ka konfirmuar sot se ka paraqitur fletarreste ndërkombëtare për dy rusë dhe tre shtetas të Serbisë, të dyshuar për përpjekje të terrorizmit në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.

“Për paraqitjen e fletarrestit për shtetasit serbë janë njoftuar organet përkatëse shtetërore të Republikës së Serbisë, të cilave Prokuroria speciale shtetërore u ka dërguar dokumentacion shtesë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Malit të Zi.
Më herët mediat kanë raportuar se në fillim të dhjetorit janë paraqitur fletarrestet për shtetasit serbë: Nemanja Ristiq, Millosh Jovanoviq dhe Predrag Bogiçeviq, dhe për shtetasit e Rusisë: Eduard Sirkov dhe Vladimir Popov, të dyshuar se kanë organizuar përpkjekje të terrorizmit në ditën e zgjedhjeve të përgjithshme në Mal të Zi, më 16 tetor, raporton agjencia Beta nga Podgorica.
Prokuroria e Malit të Zi ka reaguar, pasi ministri i punëve të brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, u ka thënë gazetarëve se nuk e di nëse Ristiq është në listën e të kërkuarve në Interpol, por ka theksuar se “secili qytetar është i pafajshëm derisa të mos dëshmohet e kundërta”.

Nemanja Ristiq më 13 dhjetor ishte fotografuar me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, gjatë vizitës së tij në Beograd, megjithëqë kundër Ristiqit është paraqitur fletarresti.
Dy shtetas të Rusisë dhe 18 shtetas të Serbisë janë të akuzuar për përpjekje të terrorizmit në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.
Sipas planit, parashihej depërtim i dhunshëm në Kuvendin e Malit të Zi dhe arrestimi dhe likuidimi i kryeministrit të atëhershëm, Millo Gjukanoviq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...