Presidenti i Rumanisë refuzon kandidaturën e gruas myslimane për kryeministre

27 Dhjetor 2016 - 16:40      

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohanis, ka refuzuar kandidaten e Partisë Social-Demokrate, Sevil Shhaideh, për t’u bërë kryeministre.

Shhaideh, po të zgjidhej, do të ishte kryeministrja e parë grua dhe myslimane e këtij vendi.

Iohannis nuk ka dhënë ndonjë arsye për refuzimin e Shhaideh, politikane pak e njohur, e cila ka shërbyer gjashtë muaj si ministre e Zhvillimit Rajonal e Rumanisë.

“Kam analizuar siç duhet argumentet për dhe kundër (Shhaideh) dhe kam vendosur të mos e pranoj këtë propozim”, ka thënë Iohannis përmes një deklarate televizive.

Ai u ka bërë thirrje Social-Demokratëve, që kanë fituar zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit, të dalin me një nominim tjetër.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...