27 Dhjetor 2016 - 14:58
Duke hedhur poshtë informacionet, sipas të cilave marrëdhëniet me këto vende ishin ndërprerë, zëdhënësi i Ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme, Emmanuel Nahshon deklaroi se Izraeli kishte reduktuar përkohësisht vizitat dhe punimet me ambasadat, pa dhënë shumë detaje.
“Deri në një urdhër të ri, ne do të limitojmë kontaktet me ambasadat në Izrael dhe do të shmangim vizitat e zyrtarëve izraelit në këto vende dhe ardhjen e zyrtarëve të tyre këtu”, konfirmoi ai duke iu referuar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që votuan të premten për një rezolutë të OKB-së.
“Vendet nuk mund të vijnë në Izrael për të mësuar mbi luftën antiterroriste, mbrojtjes kibernetike, teknologjitë bujqësore dhe të bëjnë menjëherë atë që duan në OKB”, deklaroi në radion ushtarake, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Tzipi Hotovely.
Kjo projektrezolutë i kërkon Izraelit të ndërpresë menjëherë dhe plotësisht çdo aktivitet të kolonizimit në territorin palestinez të pushtuar, duke përfshirë dhe Jerusalemin Lindor dhe konfirmon se kolonitë nuk kanë vlerë juridike.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...