Foto: Reuters

Në Filipine sekuestrohet drogë në vlerë prej 120 milionë dollarësh

27 Dhjetor 2016 - 12:29      

Autoritetet në Filipine kanë sekuestruar drogë të llojit metamfetaminë në vlerë prej rreth 120 milionë dollarë në një seri të operacioneve anti-narkotik këtë muaj dhe e kanë cilësuar këtë si një prej sekuestrimeve më të mëdha në historinë e vendit, ka thënë ministri i Drejtësisë të martën.

Byroja Nacionale e Hetimeve (NBI) ka kryer operacionet, përfshi edhe një të zhvilluar të hënën në qytetin San Juan në kryeqytetin Manila ku u sekuestruan enë në formë daulleje të kimikaleve përdoreshin për të prodhuar metamfetaminën, apo “shabu” siç njihet, raporton Reuters.

Ky aksion pasoi atë të së premtes në një lagje të qetë të qytetit, ku gjashtë persona u arrestuan dhe 560 kg metamfetaminë u gjet, në vlerë prej 67 milionë dollarësh.

“Nuk është ngarkesa më e madhe vetëm këtë vit, por më e madhja në histori”, ka thënë sekretari i Drejtësisë, Vitaliano Aguirre në një konferencë për media, transmeton Koha.net.

Ky sekuestrim do të jetë ndihmesë për presidentin Rodrigo Duterte, i cili po përballet me pretendime për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në luftën e përgjakshme ndaj drogës e dominuar me vrasjen e përdoruesve dhe shitësve të drogës, me pak arrestime të dilerëve të mëdhenj të drogës.

Më shumë se 6,000 persona janë vrarë në këtë luftë që kur Duterte mori pushtetin në korrik, rreth një e treta e tyre nëpër aksione policore. Vdekjet tjera janë klasifikuar si nën hetim, por që shumë besojnë të ketë qenë punë e një grupi njerëzish që kanë marrë ligjin në dorë.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...