Foto: Reuters

Trump: OKB - klub për njerëzit që të kalojnë kohë të mirë

27 Dhjetor 2016 - 11:02      

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vënë në pikëpyetje efikasitetin e Kombeve të Bashkuara, duke thënë se organizata është vetëm një klub për njerëzit që të kalojnë kohë të mirë.

“OKB ka potencial aq të madh, por është bërë vetëm një klub për njerëzit që të mblidhen, të bisedojnë dhe të kalojnë kohë të mirë. Sa keq”, ka shkruar Trump në Twitter, transmeton rel.

Komentet vijnë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka votuar javën e kaluar për rezolutën që dënon vendbanimet e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Administrata Obama ka abstenuar nga votimi i kësaj rezolute, përkundër kërkesave të Trumpit që SHBA të ushtrojë të drejtën e vetos. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...