60 të plagosur e 11 të vrarë gjatë fundjavës së Krishtlindjeve në Çikago

27 Dhjetor 2016 - 10:36      

Qyteti i Çikagos njohu një fundjave Krishtlindjesh të përgjakshme me të paktën 11 shkëmbime zjarri vdekjeprurëse, kryesisht për larje hesapesh mes bandash rivale, në këtë qytet që në vitin 2016 ka regjistruar një rekord vrasjesh që nuk arrihej që prej 20 vitesh.

“Jo më pak se 27 incidente të ndryshme përfshirë edhe goditje me armë zjarri janë regjistruar këto dy ditë, mes të cilave 11 kanë shkaktuar vdekjen e të paktën një personi”, theksoi shefi i policisë, Eddie Johnson gjatë një konference për shtyp.

“Shumica e këtyre incidenteve ishin sulme të shënjestruara të bandave kundër anëtarëve të bandave rivale dhe të grupeve që ishin mbledhur për festat”, theksoi Johnson, transmeton Koha.net.

Në mesin e të plagosurve është edhe një 14 vjeçare që është në gjendje të rëndë shëndetësore pas të shtënave në Gresham, Çikago.

Vajza 14 vjeçe ushte me një 13 vjeçe tjetër dhe një djalë 2 vjeç në një kombi jashtë Parkut Leland Giants. Babai i 13 vjeçes sapo kishte dalë nga kombi për të biseduar me dikë në afërsi të shtëpisë kur dy person u shfaqën dhe shtien me armë ndaj veturës, thotë policia.

14 vjeçarja u qëllua në shpinë dhe u dërgua në spitalin e fëmijëve Comer në gjendje kritike. 13 vjeçja është gërvishtur në krah dhe u dërgua në spitalin Saint Bernard në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa 2 vjeçari shpëtoi i paprekur, thotë policia.

Njëmbëdhjetë nga 60 personat ndaj të cilëve u shtie me armë kanë vdekur nga plagët e marra. Më shumë se 12 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...