Foto: Reuters

Stuhia e fuqishme e borës në Siri, makth për refugjatët në çadra

27 Dhjetor 2016 - 08:25      

Mjerimit të sirianëve të shpërngulur prej konfliktit i shtohet dhe moti i acartë. Një stuhi e fuqishme bore ka dëmtuar disa prej tendave të holla të kampit të Latakiasë, të kthyer në strehën e vetme për të zhvendosurit nga qyteti veri-perëndimor i Jisr al-Shugour-it.

Bora, ajo që në kushte të tjera do të kishte qenë një ngazëllim, sidomos për fëmijët, tani për këta njerëz është armiku i radhës.

“Nuk ka gjë më të bukur se bora, por jeta këtu është tmerrësisht e vështirë. Nuk ka dru për zjarr, para nuk kemi. Kjo është një nga ato situata kur vetëm Zoti mund të të ndihmojë. Është shumë e trishtuar”, thotë një emigrant sirian, transmeton “Syri”.

Por të ftohtin e skajshëm nuk po e vuajnë vetëm refugjatët në Siri. Pak ditë më parë, “The Guardian” shkruante se UNHCR-ja dhe Departamenti i Ndihmës i BE-së janë akuzuar nga grupe të tjera humanitare për keqmenaxhimin e miliona eurove të siguruara për ata që janë sot emigrantët më të cenueshëm në Europë, duke lënë me mijëra të tillë në Greqi të flenë në kushte ngrice.

Kritikat nuk kanë munguar as për qeverinë greke, e cila ka dhe juridiksionin e fundit mbi aktivitetin e kampeve në fjalë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...