Foto: Reuters

Aeroplani del jashtë piste gjatë ngritjes në Indi, shmanget tragjedia

27 Dhjetor 2016 - 08:20      

15 pasagjerë pësuan plagë të lehta pasi një aeroplan me 154 njerëz në bordin e tij doli nga pista në aeroportin Dabolim, në provincën indiane Goa.

Incidenti i frikshëm ndodhi ndërsa aeroplani i kompanisë “Jet Airways” po nisej nga Dabolimi. Autoritetet lokale thanë se avioni rrëshqiti mbi pistë dhe u rrotullua 360 gradë, para se të përfundonte në barin pranë pistës për shkak të një defekti teknik. Ky i fundit nuk është sqaruar në detaje, ndërsa autoritetet e aviacionit në vend kanë nisur hetimet, transmeton Tch.

Pasagjerët e aeroplanit treguan më pas përvojën e tyre të frikshme dhe thanë se ndërsa aeroplani merrte shpejtësi në pistë, ishte e qartë se nuk po ngrihej dot, por rrëshqiti jashtë saj. Sikur të mos mjaftonte kjo, paniku shpërtheu kur në kabinë hyri tym dhe pasagjerët nisën të shkelnin njëri-tjetrin për të dalë sa më shpejt nga mjeti fluturues.

Ky ishte edhe momenti i plagosjes së disa prej pasagjerëve që nuk u lënduan nga dalja e aeroplanit jashtë pistës, por nga bashkudhëtarët e tyre të frikësuar. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...