30 futbollistë dhe tifozë humbin jetën në liqenin Albert, shuhet ekipi

26 Dhjetor 2016 - 21:23      

Të paktën 30 futbollistë dhe tifozë të një ekipi lokal afrikan humbën jetën pasi barka me të cilën udhëtonin u përmbys në liqenin Albert në Ugandën perëndimore.

Policia e vendit në kontinentin e zi konfirmoi se viktimat ishin duke shkuar në provincën e Hoimas për një ndeshje miqësore, që mesa duket rezultoi e fundit e programuar.

“Kishte një festë në barkë dhe pasagjerët kërcenin dhe pinin ndërkohë që mjeti lundrues ishte mbi kapacitetin e lejuar”, tha komandanti lokal i policisë së Ugandës, Xhon Tutagira. Sipas dëshmitarëve, ujërat në liqenin Albert ishin të qeta por përmbysja ndodhi kur shumë prej futbollistëve dhe tifozëve shkuan në një anë të mjetit.

15 trupa janë rikuperuar në ujërat e liqenit dhe në operacionet e shpëtimit janë përfshirë dhe peshkatarë të zonës. Liqeni Albert që ndahet mes Kongos dhe Ugandës, regjistron shpeshherë tragjedi. Kjo ngjarje e dhimbshme vjen pas dramës që thuajse shfarosi ekipin e futbollit brazilian Chapecoense.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...