Tre të vdekur në një burg në Afrikë të Jugut

26 Dhjetor 2016 - 20:51      

Tre persona janë vrarë sot dhe 26 janë plagosur gjatë një proteste në një burg në Port Elizabeth në Afrikën e Jugut, kur të burgosurit u përleshën me rojet.

Siç raporton AFP, një helikopter dhe disa ambulanca arritën në burg, pasi rojet kishin probleme për të rivendosur rendin në burgun “Shën Albans”.

Burgu njihet për sulme nga të burgosurit ndaj gardianëve dhe ka reputacionin e të qenit si qendra më e dhunshme korrektuese në Kepin Lindor, transmeton Koha.net.

Zyrtarët shtetërorë thanë se njëri nga të vrarët ka ndërruar jetë në spitalin e burgut nga plagët e marra, ndërsa dy të burgosurit tjerë kanë vdekur nga lëndimet pasi janë dërguar në spitalin në Livingstone për trajtim të mëtejmë.

Bëhet e ditur se nga 26 të plagosurit, 10 janë në gjendje të rëndë. Mediat lokale njoftuan se vizitat në burg janë ndaluar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...