Foto: Reuters

Rrëzimi i aeroplanit, zyrtarët rusë përjashtojnë terrorizmin

26 Dhjetor 2016 - 17:02      

Zyrtarët rusë thanë sot terrorizmi nuk është një ndër shkaqet e mundshme të rrëzimit të një avioni ushtarak rus, ku me sa duket kanë humbur jetën të 92 njerëzit në bord.

“Terrorizmi nuk është aspak në krye të listës së dyshimeve”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton VOA.

Po sot, ministri rus i transportit Maksim Sokolov tha se rrëzimi mund të jetë shkaktuar nga gabimi i pilotit ose nga ndonjë problem teknik.

Edhe pse terrorizmi nuk është renditur si një ndër shkaqet e mundshme, Komisioni i Posaçëm Hetimor i Rusisë ka nisur një hetim penal.

Avioni u rrëzua dje në Detin e Zi dy minuta pas ngritjes nga aeroporti i Soçit në kushte të mira atmosferike.

Mes 84 udhëtarëve ishin dhjetëra anëtarë të ansamblit me famë botërore Aleksandrov, i njohur ndryshe si Kori i Ushtrisë së Kuqe.

Zyrtarët thanë se mbetjet e avionit dhe disa trupa u gjetën afër bregdetit rus. Pjesa më e madhe e avionit është gjetur rreth 1.5 kilometra larg bregut në një thellësi prej 70 metrash.

Avioni Tu-154 u zhduk nga radarët pak minuta pasi u ngrit nga Soçi rreth orës 5 e 40 sipas kohës lokale. Avioni po fluturonte drejt një baze ajrore në Siri.

Operacioni i kërkim shpëtimit është duke vazhduar, ndërsa autoritetet thanë se nuk presin të gjejnë të mbijetuar. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...