Nuk janë gjetur bomba në Moskë
26 Dhjetor 2016 - 15:25
Policia ruse bën të ditur se nuk është gjetur asnjë bombë në stacionin hekurudhor në Moskë në të cilin më herët ishin evakuuar njerëzit pas paralajmërimeve për bombë, transmeton Reuters.
Mediat ruse më herët kanë njoftuar se rreth 3 mijë njerëz janë evakuuar nga vendi ku gjenden tri stacione hekurudhore të Moskës për shkak të një thirrjeje anonime se në to janë të vendosura bombat.
Mediat raportojnë se ky alarm doli të jetë i rrejshëm.