“Kryeministri i Serbisë më i varfri në rajon”

26 Dhjetor 2016 - 15:21      

Rrjeti i për hetimin e krimit dhe të kriminalitetit në Serbi ka bërë një pasqyrë të pasurisë së kryeministrit të këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

Ky rrejt (KRIK) ka thënë se Vuçi merr pagë mujore 1001 euro (124.024 dinarë), ka banesën 30 metra katrorë në Bellville, ndërsa në kadastër ende evidentohet banesa e tij e marrë nga shteti në vitin 1998 si ministër i Informatave edhe pse atë ia ka dhurua bashkëshortes së vet, njofton FoNet, transmeton Koha.net.

Sipas listës së AKK –së, Vuçiq është njëri nga kryeministrat më të varfër në rajon, është pronar i vetëm një garsoniere nga 30 metra katrorë.

Familja e Vuçiqit, ndërkaq posedon shumë patundshmëri në Beograd, në Beçej, Mitrovicë të Sremit dhe në Bugojno në B e H, thotë KRIK.

Bashkëshortja e Vuçiqit Tamara Gjukanoviq ie ka banesën 116 metra katrorë me vlerë 196.000 euro menjëherë te garsoniera e Vuçiqit

Prindërit e tij kanë banesë 112 metra katrorë me vlerë 239.000 euro, shtëpinë 209 metra katrorë me vlerë 141.000 euro e ndërtuar pa leje ndërtimi .

Vëllai i tij Andrej Vuçiq, me bashkëshorten në vitin 2008 kanë blerë banesë me vlerë 200 mijë euro.

Nëna e tij ka dy hektarë tokë në Beçej e babai hise në një shtëpi në BeH. Pasuria familjare e babait në Bugojno përbëhet nga pyje, kopshte, ara dhe livadhe në 3 hektarë si dhe nga 2.5 hektarë në një fshat te Mitrovica e Sermit

KRIK thotë se nuk e di sa para të kursyera ka kryeministri.

Aleksandar Vuçiq, më 18 tetor 2000, me bashkëpartiakët nga Partia radikale, kishte themeluar kompaninë “Velika Srbija”.

Ndër themeluesit e kompanisë me 10 mijë dollarë kanë qenë Vojislav Sheshel, pastaj Vuçiq , Tomislav Nikoliq etj. Vuçiq për kompani atëherë kishte dhënë 500 dollarë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...