Foto: Reuters

Dorëhiqet zëdhënësi i Trumpit

26 Dhjetor 2016 - 11:48      

Zëdhënësi i Donald Trumpit, Jason Miller, i emëruar kohë më parë në këtë funksionin, ka dhënë dorëheqje nga ky post me arsyetimin se dëshiron t’i përkushtohet më shumë e më gjatë familjes, transmeton Koha.net.

I emëruar të enjten e shkuar si zëdhënës i ardhshëm i kryetarit Donald Trump, Jason Miller më pas ka njoftuar se heq dot nga ky funksioni me dëshirën për t’i kushtuar më shumë kohë familjes, njofton Al Jazeera.

“Pasi javën e kaluar kalova më së gjati me familjen time që nga viti 2015, është e qartë se ajo do të jetë prioriteti im aktualisht”, ka thënë në kumtesën për opinion 41 vjeçari Jason Miller.

Ai ka përkujtuar se bashkëshortja e tij do të lindë së shpejti fëmijën e dytë.

“Nuk është moment i mirë të fillohet një punë që kërkon shumë përpjekje siç janë marrëdhëniet me publikun në Shtëpinë e Bardhë”, ka shtuar ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...