Gjatë një viti në Chicago janë vrarë 747 persona

26 Dhjetor 2016 - 10:41      

Në Chicago, SHBA, gjatë sulmeve me armë në këtë fundjavë janë vrarë nëntë persona, ndërsa janë plagosur 33 të tjerë.

Zyrtarët policorë njoftuan se ka pasur shumë sulme këtë fundjavë, ndërsa gjatë Krishtlindjeve, janë regjistruar në pjesën jugore të qytetit.

Gjatë sulmit me armë para kishës apostolike Labor of Love ka humbur jetën një person, ndërsa në sulmin me armë në klubin e natës Westchester ka humbur jetën një tjetër person, ndërsa janë plagosur pesë të tjerë.

Dihet se shkalla e kriminalitetit në këtë qytet është e lartë. Nga fillimi i vitit në Chicago janë vrarë 747 persona, ndërsa janë plagosur 4.258 të tjerë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...