Foto: Reuters

Vizita e fundit e Obamës në bazën ushtarake në Hawaii

26 Dhjetor 2016 - 10:14      

Presidenti amerikan, Barack Obama, dje i ka vizituar trupat në bazën ushtarake në Hawaii, për herë të fundit si president dhe komandant suprem i forcave të armatosura.

Ai së bashku me bashkëshorten e tij Michelle, e vizituan bazën Kaneohe Bay, që është afër pushimores ku familja e presidentit po e kalon pushimin.

“Megjithqë kjo do të jetë hera e fundit që ju drejtohem si president, dëshiroj ta dini se si shtetas, falënderimi dhe përkushtimi im do të mbetet me ju në çdo hap dhe kjo nuk do të ndalet”, tha Barack Obama.

Ai, po ashtu, ka theksuar se të shtunën i kishte thirrur ushtarët e vendosur në Irak dhe Afganistan, “disa prej të cilëve derisa ne takohemi, i kryejnë misionet për ta mposhtur ISILI-in”.

Pushimin për festat e fundvitit, Barack Obama tradicionalisht e kalon në Havaje, ku ai është lindur dhe e ka kaluar pjesën më të madhe të rinisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...