Netanyahu akuzon Obamën se orkestroi rezolutën në OKB

25 Dhjetor 2016 - 20:52      

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka përshkallëzuar kritikat e tij ndaj administratës Obama të cilat nisen të dielën, duke e akuzuar publikisht presidentin amerikan se e ka orkestruar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënoi ndërtimin vendbanimeve të Izraelit.

Kjo ishte dita e dytë radhazi që Netanyahu reagon pas votimit të së premtes për rezolutën, e cila kaloi dhe u cilësua si një shuplakë e fortë diplomatike për Izraelin në sfondin e negociatave të gjata, të ngecura për një zgjidhje mes dy shteteve, ajo e konfliktit izraelito-palestinez, shkruan New York Times.

Rezoluta pohoi se ndërtimi i vendbanimeve izraelite në territorin që palestinezët pretendojnë se i takon shtetit te tyre, është një pengesë e madhe për procesin e paqes dhe një “shkelje flagrante sipas ligjit ndërkombëtar”.

Shtetet e Bashkuara janë përmbajtur nga përdorimi i vetos, siç ka bërë shumë herë më parë për të mbrojtur Izraelin nga dënimi i tillë në Kombet e Bashkuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...