Nis nxjerrja e trupave të mbytur nga rrëzimi i aeroplanit rus në Detin e Zi

25 Dhjetor 2016 - 10:17      

Dalin detaje të reja lidhur me aeroplanin rus të rrëzuar në Detin e Zi mëngjesin e sotëm, teksa ishte nisur drejt provincës siriane të Latakia.

Në bordin e aeroplanit ndodheshin 92 persona, mes tyre kori i ushtrisë ruse.

Ekipi i kërkim-shpëtimit pikasi aeroplanin në rreth 50 metra thellësi në det, të shpërndarë në një sipërfaqe prej mbi një kilometër.

Në mjetin fluturues udhëtonin 84 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit. Ai u nis në fluturim mëngjesin e së dielës në orën 05.20 nga aeroporti i Sochi dhe u zhduk nga radarët pas 20 minutash, ku më tej u konfirmua rrëzimi.

Mes pasagjerëve ishin anëtarë të bandës ushtarake “Alexandrov”, si dhe nëntë gazetarë.

Që të gjithë ishin drejtuar për në Siri për të mbajtur një koncert me rastin e Vitit të Ri për trupat ruse që ndodhen atje.

Nga kërkimet ka nisur edhe nxjerrja e trupave të parë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...