Foto: Reuters

Papa Françesku: Krishtlindja, peng i materializmit – lë Zotin në hije

25 Dhjetor 2016 - 09:47      

Papa Françesku tha të shtunën se, Krishtlindja është marrë peng nga materializmi, që lë Zotin në hije dhe bën që shumë njerëz të jenë të verbër ndaj nevojave të të uriturve, emigrantëve dhe viktimave të luftës.

Ati i Shenjtë, i cili udhëhoqi 1.2 miliard të krishterët e botës në Krishtlindje për herë të katërt që kur u bë Papë në vitin 2013, tha në fjalimin e tij të mesnatës se, bota e fiksuar pas dhuratave, festave dhe egoizmit ka nevojë për më shumë përulësi, transmeton Tch.

“Krishti lindi i refuzuar nga disa dhe i injoruar nga shumë të tjerë. Sot mund të ekzistojë e njëjta indiferencë, kur Krishtlindja bëhet një festë ku jemi ne protagonistët dhe jo Krishti, kur dritat e tregtisë lënë në hije dritën e Zotit, kur ne jemi të shqetësuar për dhuratat, por të ftohtë ndaj atyre që janë margjinalizuar”, tha Papa Françesku.

Duke dalë nga fjalimi i tij të parapërgatitur, Papa tha se kjo natyrë materialiste e botës ka marrë peng Krishtlindjen dhe kjo e fundit duhet çliruar. Papa bëri gjithashtu thirrje që të ndihmohen fëmijët dhe emigrantët, që vuajnë fshehur nën bodrume për t’iu shpëtuar bombave apo nën kuvertat e anijeve të tejmbushura.

Mijëra njerëz morën pjesë në meshën e mesnatës në Katedralen e Shën Pjetrit në Vatikan, ndërsa me mijëra të tjerë e ndoqën atë nga jashtë ndërtesës në ekrane të mëdha, pavarësisht të ftohtit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...