
25 Dhjetor 2016 - 08:11
Një avion ushtarak rus me 91 persona në bord është rrëzuar në Detin e Zi, njofton BBC, citon Syri.net.
Avioni u zhduk nga radari 20 minuta pas ngritjes nga aeroporti Adler në pikën e pushimit të Soçit në orën 5:20 (2:20 GMT).
Ministria e Mbrojtjes tha se Tu-154 mbante në bord personelin e shërbimit, anëtarët e korit të famshëm Alexandrov dhe gazetarët.
Avioni thuhet se po fluturonte drejt provincës Latakia të Sirisë.
Një ekip shpëtimi ka gjetur mbetjet e avionit në Detin e Zi, sipas agjensive të lajmeve, transmeton Syri. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov tha se avioni po transportonte ata që do të shkonin të interpretonin për Vitin e Ri tek trupat ruse të vendosura në Siri.
Rusia, një aleat kyç I Presidentit sirian Bashar al-Assad është duke kryer sulme ajrore kundër atyre që ata i konsiderojnë grupe terroriste,
Avioni u zhduk ndërsa ishte duke manovruar mbi ujërat territorial të Rusisë, tha një burim nga Ministria e Emergjencës për agjencitë ruse të lajmeve.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...