Një anije mbytet në detin Egje, shpëtohen anëtarët e ekuipazhit

24 Dhjetor 2016 - 22:41      

Një anije transporti është mbytur në brigjet shkëmbore të ishullit Andros në detin Egje.

Sipas autoriteteve greke, anija “Cabrera” po lundronte drejt Finlandës, me një ngarkesë prej 3500 tonë hekur.

Ende nuk dihen rrethanat e devijimit te kursit te saj dhe përse u përplas në shkëmbinjtë e ishullit Andros. Rojet bregdetare njoftuan se pas përplasjes, ngarkesa u zhvendos duke futur ujë në hambarë, duke çuar deri në mbytjen e anijes.

Tre rimorkiatorët dhe helikopter, i cili mbërriti në vendngjarje mundën të shpëtonin 9 anëtarët e ekuipazhit, të cilët u dërguan në spital me gjendje hipotermie, por jashtë rrezikut për jetën, transmeton TCH.

Në bordin e anijes gjendeshin më shumë se 20.000 litra naftë, gjë që pritet të krijojnë ndotje në zone.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...