24 Dhjetor 2016 - 21:52
Asnjë grup nuk ka marr përgjegjësinë për këtë sulm, i cili ndodhi rreth 30 metra larg kishës dhe i cili shkaktoi panik të madh, transmeton Koha.net.
Bernardo Tayong, shef i policisë në Midsayap ka thënë se shumica e të lënduarve po qëndronin jashtë kishës famullitare “Sto. Nino”. Kure at Jay Virador ka thënë se njerëzit u tmerruan nga ky shpërthim.
“Nuk u bë asnjë lutje përmbyllëse pasi ata ishin trazuar. Ata u larguan me nxitim nga kisha”, tha ai.
Me këtë rast u lëndua edhe një polic, i cili po qëndronte në afërsi të një makine patrullimi të policisë kur ndodhi shpërthimi.
Në shtator 14 persona kishin humbur jetën dhe 70 të tjerë ishin plagosur kur një bombë e improvizuar kishte shpërthyer në një market në qytetin Davao, vendlindja e presidentit Rodrigo Duterte.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...