Vdes ish stjuardesa serbe që i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit më 1972

24 Dhjetor 2016 - 15:31      

Vesna Vuloviq, stjuardesë nga Serbia, e cila e pat mbijetuar rënien prej 10 mijë metrash lartësi, pasi aeroplani ku ajo shërbente eksplodoi në ajër në vitin 1972, ka vdekur në moshën 66 vjeçare.

Ajo është gjetur e vdekur në banesën e saj në Beograd nga miqtë e saj, ka raportuar sot Televizioni shtetëror i Serbisë.

Nuk dihet shkaku i vdekjes së saj.

Vesna Vulloviq ka rënë nga lartësia prej 10 mijë metrash në malet me borë në territorin e ish-Çekosllovakisë. Ajo pat pësuar lëndime të rënda, përfshirë pëlcitjen e kafkës dhe thyerjen e dy këmbëve.

Të 27 njerëzit në këtë aeroplan patën humbur jetën.

Vesna Vulloviq ka hyrë në Librin e Rekordeve të Guinnessit për “rënien nga lartësia më e lartë dhe mbijetesa pa parashutë”.

Disa vite më vonë, ajo tha se përkundër rënies nga aeroplani i shkatërruar ajo vazhdon “të ketë gëzim nga udhëtimi dhe nuk ka frikë nga fluturimi”.

Ka pasur dyshime se në pjesën transportuese të këtij aeroplani ishte vendosur një pajisje eksploduese gjatë ndaljes në Danimarkë, por kurrë nuk ka pasur të arrestuar për këtë rast.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...