SHBA paralajmëron se mund të ketë sulme gjatë Krishtlindjeve

24 Dhjetor 2016 - 11:03      

Autoritetet amerikane mbrëmë kanë tërhequr vërejtjen se gjatë festës së Krishtlindjeve mund të ketë sulme terroriste brenda Shteteve të Bashkuara dhe jashtë tyre.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka tërhequr vërejtjen për sulme të mundshme ë Egjipt dhe Jordani, ku grupet ekstremiste islamike aktualisht i kanë ndërmarrë disa sulme vdekjeprurëse dhe se në shënjestër të militantëve në mënyrë specifike janë shtetasit e vendeve perëndimore.

Njëherësh, agjencia amerikane FBI u ka thënë autoriteteve për zbatim të ligjit dhe stetasve në gjithë vendin, se ata duhet të kenë kujdes të shtuar pasi simpatizuesit e Shtetit Islamik (IS), e kanë publikuar një listë me kishat e Shteteve të Bashkuara dhe kanë bërë thirrje për sulme kundër kishave dhe objekteve e hapësirave të tjera të “tubimeve për festa”.

Lista e kishave të Shteteve të Bashkuara ishte postuar në faqet e mediave sociale të militantëve, disa ditë pasi një simpatizues i grupit ekstremist, Shteti Islamik, me një kamion e sulmoi Tregun e Krishtlindjeve në Berlin, me ç’rast i vrau 12 vetë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...