23 Dhjetor 2016 - 15:12
Duke folur aty kah fundi i konferencës vjetore me gazetarët në Moskë, që zgjati gati katër orë, Putin e ka cituar presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, që ka thënë se marrëdhëniet nuk mund të jenë më të këqija dhe se ai pajtohet me këtë.
“Së bashku ne do të mendojmë se si t’i bëjmë ato më të mira”, tha Putin.
Trump, që e fillon mandatin më 20 janar të vitit të ardhshëm, pat thënë se shpreson në përmirësim të lidhjeve me Rusinë.
Raportet ndërmjet armiqve të dikurshëm të Luftës së Ftohtë, që kanë armatim atomik, ishin përmirësuar në fillim të mandatit të parë të presidentit, Barack Obama, por janë përkeqësuar shumë pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë, pas mbështetjes së Moskës për regjimin sirian dhe mospajtime për çështje të tjera.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...