23 Dhjetor 2016 - 13:56
Më tutje, gjatë konferencës së sotme vjetore me gazetarët në Moskë, zoti Putin tha se ai dëshiron marrëdhënie praktike dhe konstruktive si me administratën e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, po ashtu edhe me demokratët e Shteteve të Bashkuara.
“Partia Demokratike i fajëson të tjerët për dështimet e veta”, tha Putin, dhe ka shtuar se “administrata aktuale e Shteteve të Bashkuara e ka ndarë vendin”.
Komuniteti i inteligjencës i Shteteve të Bashkuara në muajin tetor tha se ka konkluduar se hakerët rusë të drejtuar nga qeveria e Rusisë, kanë ndërhyrë në serverët dhe emailat e Partisë Demokratike, ndërsa agjencia CIA kishte konkluduar se ndërhyrja ishte bërë me qëllim që të ndihmohet Donald Trumpi për të fituar kundër Hillary Clintonit.
Vladimir Putin ka vlerësuar se administrata e presidentit, Barack Obama, e ka humbur kontaktin me amerikanët e zakonshëm dhe shumë shtetas të Shteteve të Bashkuara i ndajnë pikëpamjet e tij për kërcënimet me të cilat ballafaqohet bota.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...