Lirohen të gjithë pasagjerët nga aeroplani, arrestohen kidnapuesit

23 Dhjetor 2016 - 13:27      

Kryeministri i Maltës ka bërë të ditur se më në fund, të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit janë liruar nga aeroplani i kidnapuar, transmeton koha.net.

Nga aeroplani tanimë kanë dalë edhe anëtarët e fundit të ekuipazhit, së bashku me dy kidnapuesit.

“Kidnapuesit janë dorëzuar, kontrolluar dhe marrë në paraburgim” ka shkruar kryeministri në llogarinë e tij në Twitter.
 


 

Në aeroplan tani mbesin vetëm 2 kidnapuesit dhe disa anëtarë të ekuipazhit

Këtë e ka bërë të ditur prapë Kryeministri i Maltës, nëpërmjet llogarisë të në Twitter.


Edhe 44 pasagjerë të tjerë lirohen

Kryeministri i Maltës ka bërë të ditur se edhe 44 pasagjerë të tjerë janë liruar nga aeroplani i kidnapuar, transmeton koha.net.

Kështu nga 118, pasagjerë sa thuhet se ishin në bord, 109 janë liruar, ndërsa mbesin edhe 9 të tjerë.
 

 


 

65 pasagjerë lirohen nga aeroplani i kidnapuar

Kryeministri i Maltës ka bërë të ditur se 65 pasagjerë, duke përfshirë 25 gra dhe fëmijë janë liruar nga aeroplani i kidnapuar nga dy mbështetës të Gaddafit.


Rrëmbyesit e aeroplanit libian, mbështetës të Gadafit [video]

Aeroplani i kidnapuar Libian që ju devijua drejtimi për në Malta, mësohet se është kidnapuar nga dy mbështetës fanatikë të Gaddafit, të armatosur me bomba e që kërcënojnë se do ta hedhin në erë, transmeton koha.net.

Mediat nga Malta raportojnë se kidnapuesit janë duke kërcënuar se do ta hedhin në erë avionin, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ende të pa njohura, e që ende nuk u janë plotësuar.

Aeroplani Libian Afriqiyah AirWays A320 besohet se ka 118 persona në bord, e që është konfirmuar nga kryeministri i Maltës në Twitter, se ai është kidnapuar.

 

Lexoni edhe: Aeroplani libian i rrëmbyer aterron në Maltë

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...