Anis Amri e ngiste kamionin që shkeli qytetarët në Berlin

22 Dhjetor 2016 - 21:05      

Policia gjermane ka njoftuar sot, se nga provat e testuara nga mjekësia-ligjore, është vërtetuar se Anis Amri kishte vozitur kamionin që mbyti 12 qytetarë në tregun e Krishtlindjeve në Berlin dhe plagosi më shumë se 48 të tjerë.

Policia ka njoftuar se pas rezultateve të marra, si nga shenjat e gishtërinjve është vërtetuar se Anis Amri kishte rrëmbyer kamion për të kryer aktin terrorist, ndërsa edhe zyrtarisht ka hyrë fuqi sot urdhër arresti për terroristin tunizian.

Policia ka bastisur disa lokalitete, ku kishte qëndruar më parë i dyshuari, por nuk kanë arritur të arrestojnë asnjë të dyshuar.

Ndërsa sot është rihapur tregu i Krishtlindjeve, që të hënën përjetoi tmerrin terrorist.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...