Trump: Sulmi në Berlin dëshmon se kisha të drejt për myslimanët

22 Dhjetor 2016 - 13:41      

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, ka deklaruar se sulmi vdekjeprurës me kamion në një treg të Krishtlindjes në Berlin, ka përligjur propozimin e tij gjatë fushatës presidenciale që të pengojë myslimanët të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

"Ju i dini planet e mia", u tha Trump gazetarëve, shkruan New York Times.

"Është provuar se kam pasur të drejtë. Njëqind për qind i drejt", tha tutje Trump.

Nuk është e qartë nëse Trump ka riafirmuar thirrjen e tij shumë të kritikuar për ndalimin mbi emigracionin mysliman, ose sqarimin e tij të mëvonshëm se ai do të ndalë vetëm ata që hyjnë nga vendet me një histori të ekstremizmit islamik. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...