22 Dhjetor 2016 - 09:15
Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të ndaluar shitjen e armëve gjysmë automatike, por dhe llojet e tjera, transmeton TCh. Njerëzit në të gjithë BE-në tani do të duhet të zhvillojnë kontrolle mjekësore para se të licensohen për të blerë armë zjarri. Po ashtu, shitjet online të tyre do të kufizohen.
Jean-Claude Juncker, kreu i Komisionit Europian, e quajti marrëveshjen një “moment historik” për kontrollin e armëve në BE. Zyrtari i lartë tha se, Brukseli ka luftuar shumë për një marrëveshje ambicioze që redukton rrezikun e të shtënave në shkolla, kampe verore apo sulmet terroriste në përgjithësi.
Shtetet në të gjithë Unionin do të fillojne të ndajnë më shumë informacion me njëri-tjetrin sa i përket shitjes së armëve, duke kufizuar edhe çdo lloj mundësie që ato të shiten në tregun e zi. Në Bashkimin Europian pronësia e armëve është më e ulët në krahasim me SHBA.
Sipas statistikave zyrtare, vetëm 1 në 10 qytetarë evropianë, ose 10%, kanë armë zjarri, ndërkohë që në Amerikë 41% e familjeve janë të pajisura.
Megjithatë, për marrëveshjen e re pati edhe kontestime. Republika Çeke dhe Suedia protestuan duke thënë se ndalimi do të dëmtojë ata që përdorin armë zjarri në mënyrë të ligjshme për sport apo gjueti.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...