Tuniziani i dyshimtë për masakrën në Berlin ka qenë 4 vite në burg në Itali e 3 herë i arrestuar në Gjermani

21 Dhjetor 2016 - 21:13      

Tuniziani që dyshohet për terrorizëm e që është i kërkuar tani për terrorin Tregun për Krishtlindje në Berlin, ka qenë në burg për katër vite në Itali, për shkak se i ka vërë flakën një shkolle, ka zbuluar babai i tij, transmeton koha.net.

Anis Amri fillimisht ka shkuar në Itali pas largimit nga vendi i tij, Tataouine të Tunizi, para shtat vite, për të shëtitur Evropën si emigrantë ilegal, ka thënë babai i tij.

Amri, për të cilin tani ofrohen 100 mijë euro për kokën e tij, ka qenë katër vite i burgosur për një sulm në shkollë.
23 vjeçari vitin e kaluar është shpërngulur në Gjermani, ku është arrestuar së paku tre herë dhe ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve për “akte të rënda të dhunshme”, transmeton koha.net.

Në të vërtetë autoritetet kanë ngritur shqetësime në lidhje me Amrin, gjatë muajve të fundit, ku në muajin e fundit e kanë ndërlidhur atë me ekstremistët islamik, raporton Fox News.
Por edhe pse ishte njohur si mbështetës i ISIS e edhe pse ishte i trajnuar për armë, autoritetet gjermane kanë lënë të lirë Anis Amrin.

Mësohet se Amri ka përdorur së paku gjashtë emra të ndryshëm nën tre nacionalitete të ndryshme.
23 vjeçari madje ka tentuar që të rekrutoj një bashkëpunëtor për një sulm terrorist, dhe prapë autoritetet e kanë ditur këtë, por prapë kanë lënë të lirë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...