Bonboniera që zeheroi marrëdhëniet Kroaci – Slloveni

20 Dhjetor 2016 - 23:31      

Ministria sllovene e Punëve të Jashtme ia ka kthyer Ambasadës së Kroacisë në Lubjanë dhuratën e Vitit të Ri që ishte një bonbonierë e Krashit, duke u vlerësuar ajo, nga zyrtarë sllovenë, si “një provokim i pa imagjinuar”, transmeton Koha.net.

Ambasada kroate në Slloveni, njofton tvn1, ua ka dërguar bashkëpunëtorëve të vet sllovenë me punë në MPJ, kabinetit të kryeministrit Miro Cerar dhe atij të kryetarit Borut Pahor, bonbonierën si dhuratë të fundvitit.

Gazeta sllovene Dnevnik.si. ka publikuar se politikanët sllovenë nuk kanë qenë dhe aq të lumtur me dhuratën që e kanë marrë dhe për të kanë thënë të jetë një provokim që nuk mund të merret me mend.

Siç njoftohet, në mbështjellësen e bonbonierës së Krashit, ka qenë një hartë e pjesshme kroate në të cilën shkruante "Pozdrav iz Hrvatske" (Përshëndetje nga Kroacia). Por, kur të hapet kutia, në anën e brendshme të kapakut, bie në sy pjesa tjetër e hartës kroate dhe kufiri ndërmjet Sllovenisë e Kroacisë i bërë në mes të Gjirit Piran.

Meqë kufiri ndërmjet këtyre dy shteteve ende nuk është përcaktuar, MPJ e Sllovenisë ia ka kthyer bonbonierën Ambasadës së Kroacisë të futur në qese me mbishkrimin "I Feel Slovenia" (Unë e ndjej Slloveninë).

Diplomatë sllovenë nuk kanë dashur të komentojnë rastin për të mos përkeqësuar marrëdhëniet ndër fqinjësore, por disa janë pyetur, se si do ta vlerësojnë shtetet e BE-së provokimin e kroat derisa rreth kufirit po pritet e vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...