Altintas kishte marrë pushim mjekësor në ditën e vrasjes së ambasadorit rus

20 Dhjetor 2016 - 17:29      

Vrasësi 22-vjeçar i ambasadorit rus në Turqi, që ishte polic i Ankarasë, në ditën e vrasjes kishte marrë pushim mjekësor dhe kishte premtuar se mbikëqyrësve të tij do t’ua sillte një raport shëndetësor, ka konfirmuar një zyrtar për Reutersin.

Qeveria e ka identifikuar Mevlut Mert Altintas si vrasësin që bërtiste “Mos e harroni Halepin!” dhe që qëlloi pandërprerë drejt ambasadorit Andrey Karlov teksa ai mbante fjalim në një galeri arti në kryeqytetin turk.

Të hënën, Altintas kishte thirrur policinë speciale të Ankarasë ku punonte që 2 vjet e gjysmë dhe kishte thënë se nuk ishte mirë e se do të dërgonte një raport shëndetësor kur të kthehej në punë.

Altintas kishte kaluar natën para vrasjes së hënën në një hotel afër qendrës së Ankarasë, ka thënë zyrtari për Reuters, transmeton koha.net.

“Ai eci në këmbë nga hoteli te galeria. Tregoi kartelën e policit në hyrje”, ka thënë zyrtari.

Altintas kishte gjuajtur 11 herë me nëntë nga plumbat që goditën Karlovin.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...