Michelle Obama: Fushata zgjedhore ishte e dhimbshme

20 Dhjetor 2016 - 17:24      

Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama ka thënë gjatë një interviste për moderatoren e njohur amerikane, Oprah Winfrey, se fushata zgjedhore presidenciale ka qenë e “dhimbshme”.

Intervista një orëshe e realizuar në Shtëpinë e Bardhë, është transmetuar në kanalin CBS.

“Zgjedhjet e fundit kanë qenë sfiduese për mua për ta parë dhe përjetuar si qytetare. Ka qenë e dhimbshme,” ka thënë zonja Obama.

Megjithatë, ajo ka thënë se së bashku me presidentin Obama janë duke e përkrahur tranzicionin e presidentit të zgjedhur, Donald Trump sepse “është e rëndësishme për shëndetin e kombit që ne ta përkrahim komandantin e përgjithshëm”.

Ajo ka thënë se e njëjta gjë nuk i është ofruar bashkëshortit të saj, por megjithatë “kjo është gjëja më e mirë për shtetin”.

Sa i përket të ardhmes politike të saj, zonja Obama ka thënë se ajo nuk do të garojë për post politik.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...