Arrestohet marokeni që planifikonte sulme në Salzburg

20 Dhjetor 2016 - 12:35      

Policia austriake ka arrestuar një maroken në një komunë të Salzburgut për të cilin dyshohet se ka planifikuar sulme terroriste në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Policia bën të ditur se në nëntor ka marrë informata për disa biseda në atë kohë nga njerëz të panjohur për sulme terroriste.

Në bazë të rezultatit të hetimeve të hënë është kontrolluar një qendër e refugjatëve ndërsa në arrestim kanë marrë pjesë edhe njësitë special të Policisë por edhe ekspertë të eksplozivit ndonëse nuk janë gjetur mjete të tillë.

Gjatë këtij operacioni është arrestuar një 25 vjeçar nga Maroku. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...