Foto: Reuters / ilustrim

Pas vrasjes së ambasadorit në Turqi, gjendet i vrarë edhe një ish-diplomat rus

20 Dhjetor 2016 - 12:19      

Një ish-diplomat rus raportohet se është gjetur i vrarë në apartamentin e tij në Moskë.

Zyrtarë të policisë ruse në kryeqytet kanë thënë sot se trupi i pajetë me shenja të plagëve të shkaktuara nga plumbat është gjetur gjatë natës në një apartament në avenynë Balaklava, ndërsa gëzhojat e plumbit dhe një pistoletë janë gjetur afër viktimës, transmeton REL.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Ndërkohë, mediat ruse duke cituar burime të sigurisë në polici dhe në Ministri të Jashtme, raportojnë se personi në fjalë është Pyotr Polshikov, që dikur e ka udhëhequr Departamentin për Amerikën Latine në Ministrinë e Jashtme ruse.

Burimet thonë se 56 vjeçari Polshikov ka hequr dorë nga puna në ministri duke mbetur i papunë.

Zyrtarisht nuk është konfirmuar identiteti i viktimës.

Burime policore në Moskë thonë se hetuesit po e hetojnë rastin si vrasje apo vetëvrasje e mundshme. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...