Foto: Reuters

Merkel e tronditur nga sulmi në Berlin: Ishte akt terrorist

20 Dhjetor 2016 - 11:48      

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur këtë të martë tronditje të thellë për tragjedinë në tregun Krishtlindjeve në Berlin dhe ka thënë se “duhet të supozojmë se ishte një sulm terrorist”.

“Ne kemi nevojë të shkëputemi nga këto sulme terroriste. Unë jam me viktimat dhe të plagosurit, me të afërmit dhe miqtë. I gjithë vendi është bashkuar në zi të thellë me ta”, ka thënë ajo.

Merkel ka theksuar se hetimet do të vazhdojnë dhe se ngjarja do të zbardhet.

“Ne nuk duam të na paralizojë frika nga asgjë- u shpreh kancelaria –Më vjen keq që i dyshuari është refugjat”, transmeton Syri.net.

Personi që drejtoi kamionin drejt një tregu Krishtlindjesh të mbushur plot me njerëz në Berlin duke vrarë 12 persona, është identifikuar nga mediat lokale si një refugjat 23-vjeçar nga Pakstani.

“Naved B”, i cili kishte jetuar në Flughfen Tempelhof, një aeroport i vjetër që ishte konvertuar në një qendër refugjatësh, u arrestua mbrëmë pas sulmit.

Sipas radio stacionit gjerman “RBB-Inforadio”, 23-vjeçari mbërriti në Gjermani një vit më parë, dhe regjistrimi i tij zyrtar rezulton saktësisht në datën 31 dhjetor 2015 në Passau, Bavaria.

Mediat gjermane kanë raportuar se i dyshuari ishte i njohur për krime të vogla, por nuk ishte menduar se mund të ishte një terrorist potencial.

Ai mendohet të ketë mbërritur në Gjermani nëpërmjet së ashtuquajturës “rruga ballkanike” e refugjatëve, thonë burimet për mediat vendase. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...