Anarkistët në Athinë shkaktojnë kaos, djegin autobusët

20 Dhjetor 2016 - 09:59      

Ndërsa gjithë vëmendja ishte tek sulmi terrorist të Berlinit dhe ekzekutimi i ambasadorit rus në Ankara, anarkistët grekë sulmuan në mënyrë të koordinuar mjetet e transportit publik të Athinës.

Të mirëorganizuar ata ndaluan dhe më pas zbritën pasagjerët e tre autobusëve që kalonin me rrugën jashtë Politeknikumit të Athinës dhe i vunë zjarrin.

Nuk pati të lënduar nga pasagjerët apo shoferët, ndërsa mjetet e transportit publik u dogjën tërësisht.

Ndërkohë në të njëjtën kohë një tjetër grup anarkistësh dëmtoi rëndë stacionin e autobusëve me zonën rezidenciale Kifisia të Athinës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...